Pas një
pushimi të acartë, e mbajtëm trajnimin për Busulla
më datën 01/07/2019! Ishte ftohtë,
dhe nuk dihej se cili ishte veshur më trashë, por ia dolëm për bukuri, të
dihet. Normal, pa një ҫokollatë të nxehtë as produktiviteti jonë nuk do ishte
në nivel!
Trajnimi u mbajt nga Avenda Rexhaj, në ndërtesën e
Kolegjit Riinvest, nga ora 9:00 deri në ora 14:00. Prezentë ishin 10 nga 11 anëtarët
e Klubit, ku kishim edhe një “anëtar” të ri, që na u bashkangjit për sot, nga
Klubi i Karrierës, gjimnazi “Hajdar
Dushi”, Gjakovë. E mirëpritëm të gjithë me buzëqeshje! As theksi karakteristik i
gjakovarëve nuk mungonte!
thotë edhe vetë emri, Busulla do na tregojë udhën më të mire për të ardhmen tone, qoftë veri apo jug! Fillimisht, Avenda na shpjegoi bazat e portalit, i cili ishte impresiv, shumëngjyrësh dhe më se informativ. Ka disa teste rreth aspekteve të ndryshme të personalitetit tonë, lista të gjata me profesione, kolegje, shkolla, oferta pune e praktike si dhe
këshilla të
mirëfillta. Pra, gjithҫka që do mund t’i nevojitej
një personi ishte
e paketuar në një web faqe të vetme!
Pas kësaj, patëm një pauzë të vogël, të cilën e shfrytëzuam
për të biseduar për kohën e Avendës si nxënëse e “Xhevdet Doda” para ca vitesh,
dhe shumë gjëra të tjera për të cilat ju nuk duhet të dini tani për tani J. U ҫlodhëm,
dhe menjëherë iu përvishëm punës. Kaloi ca kohë, dhe duhej ta lironim sallën
për pak.
Mbas një mengjesi, vazhduam trajnimin, dhe këtë herë
praktikuam teorinë tonë rreth Busullës. Morëm rezultate dëfryese rreth karrierës
sonë, duke filluar prej logopedëve e fizioterapeutëve deri te DJ-at dhe
fotomodelet. Lexuam rreth karrierës sonë të parapëlqyer, shikuam video të
profesionalistëve të fushës dhe hulumtuam rreth kolegjeve përkatëse. Të gjitha këto
i gjetëm të gatshme në Busullë!
Na vizitoi edhe menaxheri i Busullës, i cili pati shumë
fjalë të mira për grupin tonë, që ishte ndër të parët që e mbajti këtë trajnim.
Na jepi kurajo për të vazhduar udhën më tej, dhe Klubi i Karrierës i mori
fjalët e tij me shumë seriozitet e determinim! U dëfryem edhe pak dhe së
shpejti u krye kjo fazë kyҫe e objektives sonë. Të vetëkënaqur dhe me hunda të kuqe u
rikthyem në shtëpi.
Klubi i Karrierës,
“Xhevdet Doda”.
No comments:
Post a Comment